Taylor Swift është artistja e fundit që u kërkon fansave të mos hedhin objekte në skenë.
Gjatë koncertit të radhës së Eras Tour të superyllit të popit në Buenos Aires, Argjentinë, të dielën, ajo me mirësjellje kërkoi që publiku të përmbahej nga hedhja e sendeve gjatë kohës që ajo ishte duke performuar.
Sipas pamjeve të kapura nga fansat në mediat sociale, këngëtarja e "Cruel Summer", mori një moment për të folur për këtë çështje menjëherë pasi dikush nga turma hodhi një dhuratë në skenën në Estadio River Plate.
"Dhe vetëm për shkak se komunikimi do të thotë të kesh kufij të butë dhe të shëndetshëm - me të vërtetë më tremb kur gjërat hidhen në skenë," tha Swift ndërsa ishte ulur pas pianos gjatë pjesës Evermore të setit të saj, shkruan People, transmeton Klankosova.tv.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.