Këngëtarja shqiptare me rekorde botërore Tayna ka ngritur zërin ndërkombëtarisht, dhe krejt këtë e ka bërë me muzikë.
Rrugëtimin e saj ndërkombëtarë e nisi fuqishëm me këngën “Si Ai” në të cilin ajo u shfaq ndryshe nga ajo çka publiku ishin mësuar ta shohin deri më tani, duke u bërë sensacioni i vitit që lamë pas.
Rrugëtimi i saj në një epokë e frymë të re po vazhdon tutje me një mori projektesh që po klikohen miliona herë.
Sipas Prive Klan Kosova, krejt kjo bujë artistike e Taynas do vazhdojë tutje në nivele lart e më lart, sepse artistja po sjellë një bashkëpunim me një ndër Dj më të famshëm botërorë, Black Coffee.
Artisti që ka rrëmbyer çmimin Grammy në 2023-tën si duket i hapi dyer për zërin e bukur dhe artistik të këngëtares nga Kosova.
Kur do të dal si projekt nuk dihet akoma, por e rëndësishme është që këtë verë do kemi mundësi të argëtohemi me një projekt, ku do gërshetohet zëri i Taynas dhe muzika e pakrahasueshme house e techno e Black Coffee. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=2c6uRrZ7vzU
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.