Boksierët kosovarë që ishin pjesëmarrës në turneun “Trofeu i Podgoricës” shkëlqyen në finalet e së premtes mbrëma. Kastriot Rullani, Patriot Behrami e Flamur Sejfijaj rrëmbyen medaljet e arta duke mposhtur pothuaj bindshëm kundërshtarët e tyre.
Në kategorinë 52 kg, Kastriot Rullani mundi boksierin malazez, Nikolla Damjanoviq me rezultat bindës 3:0 dhe rrëmbeu medaljen e artë.
Në kategorinë 57 kg Patriot Behrami kishte kundërshtar boksierin nga Serbia Millosh Obradoviq dhe që në fillim të raundit të parë Behrami mori iniciativën dhe me goditje precize dërrmojë kundërshtarin dhe kështu vazhdoj dhe në dy raundet tjera.
Edhe pse publiku ishe në anën e boksierit serb, Behramin nuk e pengoj që të boksoi sipas urdhrave te trajnerëve Besim Brahimi dhe Avni Sejfijaj dhe në fund me rezultat të pastër 3 :0 u shpall fitues dhe u stolis me medalje te artë.
Në 60 kg, Flamur Sejfijaj kishte për kundërshtar boksierin vendor malazez, Kristian Drobnjak, të cilin e mposhti dhe u stolis me medalje të artë.
Me medalje të bronztë nga ky turne doli Atdhe Delijaj.
Drejtësinë në këtë turne ndau dhe gjyqtari ndërkombëtarë, Latif Demolli, i cili u cilësua me notë të lartë nga delegati zyrtar i AIBES, rusi Segey Nikolajevic Berdnik.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.