Lajmet e fundit

Forma e re e pabarazisë
Mbajtja e maskave në publik tani është e detyrueshme në shumicën e vendeve në Indi, Pakistan dhe Shri Lanka dhe këshillohet nga Afganistani dhe Bangladeshi, duke rezultuar në rritje të kërkesës dhe çmimeve, shkruan Al Jazeera.
Në disa vende një maskë tani kushton deri në 7 dollarë, që ka krijuar një formë të re të pabarazisë në qytete ku miliona njerëz jetojnë në kushte të rënda, johigjenike.
Meenakshi Ganguly, drejtori i Azisë së Jugut për Human Rights Watch, tha se masat e bllokimit të koronavirusit kishin dëmtuar në mënyrë disproporcionale komunitetet e margjinalizuara.
"Sigurisht, vetë koronavirusi nuk bën dallim midis princit ose varfanjakëve, racës ose fesë", tha Ganguly.
"Por se si ndikon në ata individë ndryshon shumë varësisht qasjes së tyre në ushqim, strehim, shëndet dhe nevojat e tjera themelore".