Këtë javë luhet xhiroja e gjashtë e Superligës së Kosovës në futboll.
Në këtë xhiro do të luhet derbi mes Dritës dhe Ballkanit, ndeshje kjo që do të zhvillohet në Gjilan të dielën nga ora 15:00.
Tashmë FFK-ja i ka deleguar edhe gjyqtarët për këtë ndeshje, ku arbitri kryesor do të jetë Lirim Jashari, teksa anësorët do të jenë Buaj Selimaj e Fatlum Jashari, kurse gjyqtari i katërt do të jetë Vigan Ibërdemaj.
E, në VAR për këtë ndeshje do të jenë Genc Nuza dhe Arbnor Bullatovci, transmeton Klankosova.tv.
Kurse, ndeshjen mes Malishevës e Gjilanit do ta drejtojë Visar Kastrati, bashkë me ndihmësit Fatlum Berisha e Hekuran Osmani.
Ndeshja mes Suharekës e Feronikelit do të jetë nën gjykimin e Eridon Podvoricës, teksa referët anësorë do të jenë Fatmir Sekiraqa e Meriton Berisha.
Dueli mes Ferizaj e Llapit do të referohet nga gjyqtari Mervan Bejtullahu, kurse në krahët e tij do të jenë Edmond Zeqiri e Gzim Mehmeti.
Në kryeqytet do të luhet ndeshja mes Prishtinës dhe Dukagjinit, ku Dardan Çaka do ta ndajë drejtësinë në fushë, bashkë me Granit Hysenin e Bekim Ramën.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.