Kanë mbetur edhe dy ditë deri te zhvillimi i garës ndërkombëtare Gjysmëmaratona e Prishtinës.
Prandaj në kryeqytet ka vazhduar regjistrimi i pjesëmarrësve.
Kjo është hera e 18-të që organizohet kjo garë, e interesimi te vrapuesit vendor nuk po mungon.
Gjysmë Maratona e Prishtinës e gjatë 21 km nis nga Teatri Kombëtar e veç kësaj disipline do të ketë edhe vrapim 5 km.
Për vendin e parë, këtë vit Federata e Atletikës do të ndajë 1200 euro te meshkujt dhe femrat.
Kronikë nga Andi Shabani.
https://youtu.be/HRiVl-FHQUU
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.