Të martën e pati ditën më të ngarkuar të muajit.
Megjithatë, Izmir Zeqiri u kthye në shtëpi me një gajle më pak.
Arriti ta konfirmojë që zyrtarisht do të betohet si kryetar i Zubin Potokut, të enjten e 25 majit - ndonëse jo në vendin dhe orën që deshi, njofton KlanKosova.
Ani se tash janë të një goje, më parë nga Partia Demokratike e Kosovës u ankuan se Ministria e Pushtetit Lokal po i neglizhon dy kryetarët e tyre, Zubin Potokut e Zveçanit.
Kjo sipas tyre edhe i detyroi që seanca për betim të thirret nga asambleistet më të vjetër, pasi kaluan afatet ligjore për propozimet e tyre.
Në kërkesën e re u përfillën sugjerimet i MAP-së që ceremonia e betimit të mos mbahet në asnjërën ndërtesë të komunës.
Kolegët e Zeqirit, nuk deshtën të flasin për televizionin para se të betohen. Megjithatë konfirmuan që të enjten pritet të bëhen zyrtarisht prirës komunal.
Ilir Peci si Kryetar i Zveçanit do të betohet në zyrën komunale në Boletin, e Lulzim Hetemi në Bistricë nga ora 13:00.
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS
https://www.youtube.com/watch?v=iw_Dc6h8izo
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.