“Hej Bicycle Tournament” mirëpret të gjithë të interesuarit që të marrin pjesë në një garë me biçikleta.
Ajo do të organizohet në Parkun e Gërmisë, 600 metra prapa pishinës, kurse nga ora 11:00 – 12:00 do të bëhet regjistrimi i garuesve.
Kjo garë do të zhvillohet në dy kategori, për meshkuj dhe femra, ndërsa pjesëmarrja në të është falas për ata të cilët posedojnë numër të pakos, Hej.
Ata të cilët nuk kanë e kanë këtë pako mund të blejnë numrin aty për aty, për vetëm një euro dhe më pas të futen në garë.
Gara organizohet në një poligon të improvizuar me shumë pengesa, gjë që do ta bëjë garën tejet atraktive për pjesëmarrësit.
Shpërblimi kryesor: 2 Go Pro Hero 4 për dy vendet e para.
Do të ketë edhe shumë shpërblime tjera, si dhe pije FALAS për t’u freskuar, transmeton Klan Kosova.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.