Sot, tek emisioni “Ora e pasdites” në Klan Kosova, e ftuar ishte nutricionistja Vala Pupovci.
Vala në bashkëbisedim me moderatoren Njomza Aliu – Kajtazi diskutuan rreth spinaqit se si ndikon në shëndet. Ajo ka zgjedh që sot të sjellë një ‘smoothie’ me spinaq.
Arsyeja pse e ka zgjedh pikërisht ‘smoothie’ është sepse është një pije shumë e lehtë nga e cila mund të merren shumë vlera ushqyese të mira.
“Spinaqi përmban sasi të lartë të acidit folik, i cili ndihmon për parandalimin e defekteve në tubin neutral për shembull tek grat shtatzëna është shumë me rëndësi, gjithashtu është i rëndësishëm edhe për sistemin tonë nervor”, u shpreh Vala.
Për t’u informuar më shumë rreth vlerave ushqyese të spinaqit, po ashtu dhe për përfitimet që mund të marrim nga ‘smoothie’ me spinaq, klikoni në linkun e mëposhtëm për ta kuptuar.
https://www.youtube.com/watch?v=4iIMBSJiSZQ
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.