E ftuar e emisionit të mëngjesit ishte instruktorja e yogës, Driada Matoshi, me të cilën diskuam rreth benefiteve të yogës tek personat mbi moshën 50 vjeçare, e cila nuk ishte e vetme në studio.
Grupi i saj, Yoga50+ përfshinë personat mbi moshën 50 vjeçare, të cilat ushtrojnë nën qëllimin e mbajtjes së shëndetshme të trupit dhe mendjes së tyre.
Kjo klasë, ka krijuar një lloj komuniteti, ku përtej ushtrimeve, janë dhe takimet e shpeshta të anëtarëve, duke krijuar një shoqëri në vete.
Bashkë me të ishin dhe disa nga anëtarët e grupit të saj të yogës, të cilat na tregojnë rrëfimin dhe rrugëtimin e tyre që nga fillimi i ushtrimeve.
Për më shumë, ndiqeni videon poshtë:
https://www.youtube.com/watch?v=PrOPWtP4bMA
●●●
EKSHKRIMI NGA
Ernata Koliqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.