Të paktën 23 persona janë vrarë dhe mbi 100 të tjerë janë plagosur pas disa shpërthimeve në qytetin Maiduguri, në verilindje të Nigerisë, njoftuan autoritetet.
Sipas policisë, shpërthimet ndodhën në hyrje të një spitali universitar dhe në dy tregje lokale, ndërsa hetimet paraprake tregojnë se bëhet fjalë për sulme nga kamikazë.
Autoritetet e emergjencës konfirmuan se ekipet e specializuara janë dislokuar në disa zona, ndërsa numri i viktimave pritet të ndryshojë.
Deri më tani, asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmet, por rajoni përballet prej vitesh me dhunë nga grupe të armatosura si Boko Haram dhe ISWAP.
Guvernatori i shtetit Borno dënoi sulmet, duke i cilësuar si barbare dhe çnjerëzore, ndërsa bëri thirrje për qetësi.
Maiduguri, që dikur ishte epiqendër e sulmeve të shpeshta, kishte përjetuar një periudhë relative qetësie vitet e fundit. Megjithatë, incidenti i fundit konsiderohet ndër më vdekjeprurësit në zonë në vitet e fundit.
Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të shmangin zonat e prekura ndërsa vijojnë hetimet./Klankosova.tv
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.