Dy persona të dyshuar për disa raste të vjedhjeve, njëri 56-vjeç me iniciale B.J., e tjetri 51 me iniciale M.C., janë arrestuar në Prishtinë pas një pune hetimore dhe operacionale nga sektori i hetimeve të kryeqytetit.
Sipas njoftimit, pas arrestimit, me vendim të prokurorit të shtetit të njëjtit janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh.
Tutje bëhet e ditur se hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me së paku 15 raste të vjedhjeve, ku dyshohet se personat e arrestuar janë të përfshirë./Klankosova.tv
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.