Dy të plagosurit nga arma e zjarrit në Pejë, janë në gjendje të rëndë.
Kështu u bë e ditur për Klankosova.tv, nga zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.
“Një person ka gjuajtur me armë zjarri afër gjykatës. Nga të shtënat e armës së zjarrit janë lënduar rëndë dy persona të cilët sipas informatave janë në gjendje të rënde”, u shpreh ai.
Ai shtoi se Policia e Kosovës ka qenë efikase dhe ka arrestuar të dyshuarin në vendin e ngjarjes.
“Po ashtu, Prokurori i Krimeve të Rënda dhe Drejtori i Drejtorisë Rajonale në Pejë, gjitha njësitet relevante janë në vendin e ngjarjes. Aktualisht po kryhen veprimet hetimore në vendin e ngjarjes nga njësitet relevante. Dyshimet janë se me dy armë zjarri janë qëlluar viktimat nga personi i dyshuar”, tha tutje Nikçi.
https://klankosova.tv/dy-te-plagosur-nga-te-shtenat-ne-peje-video111/
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.