Për fëmijët dhe të rinjtë me sindromën Down, sot ishte një ditë më ndryshe.
Ata u njohën me historitë e monumenteve të trashëgimisë kulturore dhe veprat e shumë llojeve e zhanreve brenda muzeve, transmeton Klan Kosova.
Në kuadër të projektit “Trashëgimia Kulturore për integrim Social të personave me Sindromën Down” të mbështetur nga Ministria e Kulturës, ata vizituan Muzeun e Kristaleve të Kosovës ”Trepça”, Muzeun Etnologjik të Mitrovicës, Hamamin e qytetit të Mitrovicës dhe Kishën e Shën Pjetrit.
klankosova.tv
●●●
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.