Fëmijët pa libra, e prindërit pa para. Ky është bilanci i 31 gushtit, një ditë para se të fillojë mësimi në gjithë vendin.
E 24 orë para se të vegjlit t'i mësyjnë shkollat, prindërit ferizajas, u nisën drejt galerisë së arteve, ku disa të rinj vullnetarë shprehën dëshirën që t’u ndihmojnë në aplikimin për subvencionim.
Teksa prisnin radhën për ndihmë, nënat e nervozuara kujtojnë të kaluarën kur nuk e kishin këtë brengë, derisa thonë se parapagimi nga ministria do të duhej të ishte i domosdoshëm.
Interesimi i madh për ndihmë teknologjike i kaloi edhe pritshmëritë e vullnetarëve, të cilët bënë thirrje që edhe të rinjët e qyteteve tjera të ndjekin hapat e tyre dhe t'i ndihmojnë prindërit që kanë telashe në aplikime për subvencionim të teksteve shkollore.
https://www.youtube.com/watch?v=59f76eWTIUM
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.