Rreth orës 13:54 minuta, në rrugën “De Rada” , në afërsi të Stacionit të Autobusëve në Prizren ka pasur të të shtëna armësh.
Sipas policisë, në këtë rast nuk është lënduar askush.
" Me ta vërejtur ngjarjen qytetarë të shumtë kanë thirre policinë duke e ndihmuar me informacione për personin e armatosur i cili shumë shpejtë është arrestuar dhe i është sekuestruar arma me dy fishekë në karikator"
" Sipas informatave të para, thuhet se cak i kësaj ngjarje dyshohet të jetë një qytetar i cili në këto momente po merret në pyetje nga hetues të Stacionit policor në Prizren për të mësuar më shumë rreth rastit. Për tani mund të themi se i dyshuari dhe viktima njihen në mes vete", bën të ditur policia, transmeton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.