Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur në Kamëz të Shqipërisë.
Bëhet e ditur se një telefonatë ka mbërritur në sallën operative të policisë së Tiranës për një ngjarje në Kamëz, ku është raportuar për një konflikt, po ashtu edhe për të shtënat.
“Policia ka shkuar në vendngjarje për ta verifikuar nëse ka pasur të shtëna. Në vendngjarje është gjetur një makinë e cila ka dëmtime në pjesën e parë, ndërkohë po kryen verifikime nëse është dëmtuar nga plumbi apo sende të tjera”.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.