Prokuroria Themelore e Gjakovës, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë personave që u arrestuan në Rogovë, pasi këta dyshohet se kishin shtënë me armë zjarri.
Gjatë bastisjes për kapjen e tyre, ishin konfiskuar disa armë dhe qindra fishekë, njofton Klankosova.tv.
Në mesin e të arrestuarve siç raportoi ekskluzivisht Klankosova.tv, është edhe Shukri Hoti, i cili ishte liruar nga burgu vetëm para dy javësh.
Bëhet e ditur se ai ka të kaluar kriminale.
Siç merr vesh Klankosova.tv Hoti, ishte i dënuar për vrasje.
Një pjesë të dënimit ai e kishte vuajtur në Çeki.
https://klankosova.tv/5-te-arrestuar-pas-te-shtenave-ne-rogove-te-gjakoves-policia-konfiskon-463-fisheke-dhe-arme/
https://klankosova.tv/ekskluzive-shukri-hoti-nga-rogova-e-gjakoves-i-arrestuar-mbreme-u-lirua-para-dy-javesh-nga-burgu/
https://klankosova.tv/ekskluzive-i-arrestuari-per-te-shtenat-ne-rogove-ka-te-kaluar-kriminale-ishte-i-denuar-per-vrasje-12/
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.