“A ke menduar t'i japësh një mundësi Fitimit pasi të trajton më mirë se Driloni”, ishte pyetja e publikut drejtuar Sarës.
Sara u shpreh se nuk beson fare tek pëlqimi i Fitimit dhe për këtë nuk interesohet që ta njohë më shumë, transmeton Klankosova.tv.
“Nuk besoj tek Fitimi pasi besoj që pëlqimi i tij është fallco dhe nuk interesohem të zbulojë më shumë se kaq”, u shpreh Sara.
Fitimi që është pjesë e darkës u shpreh se fillimisht ishte interesuar për Sarën, por që kjo e fundit nuk i ka dhënë asnjë mundësi vetëm për shkak të lojës.
Madje, Sara pohoi se as pas darkës së të nominuarve nuk do t’i japë asnjë mundësi Fitimit.
Për të kuptuar më shumë detaje, klikoni videon në linkun më poshtë.
https://www.youtube.com/watch?v=KclWG1H4aHo
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.