Komiteti Olimpik i Kosovës, ka njoftuar se taekwondisti Arbër Azemi, i cili ka garuar sot në Lojërat Mesdhetare Oran 2022, është mposhtur nga greku Konstantinos Chamalidis.
Chamalidis, ishte medalist i argjendtë i Lojërave Mesdhetare Tarragona 2018.
Azemi dha maksimumin, por dallimin e bëri përvoja më e madhe e kundërshtarit, i cili fitoi me rezultatin 18:8, transmeton Klankosova.tv
"I urojmë më shumë fat Arbërit në garat e ardhshme ndërkombëtare", ka shkruar Komiteti Olimpik i Kosovës.
Ndërkaq, nesër do të garojë taekwondisti tjetër, Arbër Bajra, në kategorinë -80 kg.
https://www.youtube.com/watch?v=qUeJHuJpsyQ
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.