Teatri i Qytetit në Gjilan ka fituar çmimin kryesor në festivalin më të rëndësishëm në Poloni, të titulluar "Kontrapunkt", me shfaqjen A.Y.L.A.N.
Këtë e ka bërë të ditur autori i shfaqjes, përmes një postimi në llogarinë e tij, në rrjetin social Facebook.
"Ky çmim u dedikohet të gjitha gjeneratave, që kontribuuan në mbajtjen e dyerve të hapura të Teatrit edhe atëherë kur gjithçka ishte e pamundur. Sot duke ju falënderuar trupës së jashtëzakonshme të Teatrit tonë, regjisores fantastike (gjilanase) Blerta Rrustemi-Neziraj dhe autorit Jeton Neziraj ne kthehemi si fitues në një konkurrencë të jashtëzakonshme. Faleminderit Ersonit (drejtorit), për vizionin dhe punën e jashtëzakonshme e cila ka sjellë harmoni dhe energji pozitive në teatrin tonë", ka shkruar ai.
Tutje ai falënderoi edhe aktorët që luajtën në këtë shfaqje, përcjell Klankosova.tv.
"Urime! Aurita Agushi, Tringa A. Hasani, Kushtrim Qerimi, Gani Rrahmani, Alban Shahiqi, Mentor U. Berisha, Avni Shkodra, Yann Perregaux, Gjergj Prevazi dhe Suad Berisha", ka shkruar ai.

●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.