Disa muaj më parë, 21 vjeçari Egor Tsvetko, fotografoi disa persona të panjohur në St.Petersburg.
Më pas ai përdori një aplikacion në mënyrë që të identifikoj fytyrat e tyre.
Tsvetko tregoi këto fotografi përkrah fytyrave të njëjta në VK (version Rus për Facebook).
Ai përdori një aplikacion pa pagesë të quajtur “FindFace” për të gjetur personat e njëjtë.
Kreatorët e “FindFace” kanë deklaruar që aplikacioni i tyre është shkarkuar më shumë se 600,000 herë dhe ka një sukses prej 70% në gjetjen e njerëzve në baze të fotografisë përmes VK-së.
Njëri nga përdoruesit e ka quajtur këtë eksperience si “Shazam” (aplikacion për identifikimin e këngëve) për njerëz.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.