Teknologu Berat Durmishi ka folur rreth procesit të konservimit të turshive.
“Tash është edhe sezoni i konservimit të turshive. Ne i bëjmë konservimet edhe në mënyrë familjare edhe nëpër industritë që çdo ditë janë duke u rritur në Kosovë për përpunimin dhe konservimin e pemëve dhe perimeve në përgjithësi”.
Tutje Durmishi në emisionin “Familja ime” në Klan Kosova ka treguar kushtet kryesore për konservimin e pemëve dhe perimeve.
“Kushtet kryesore të konservimit të pemëve dhe perimeve janë praktikat e mira të higjienës, të punës gjatë procesit të përpunimit dhe konservimit të tyre. Për cilësinë e çdo fruti fillimisht cdo konservues e pranon një frut me cilësi të lartë që ka një përbërje të mirë”.
“Operacioni themelor për konserviminin e pemëve dhe perimeve kryesisht mbahen që fruti të jetë i pjekur mos të ketë dëmtues dhe të bëhet pastrimi i tyre dhe pastaj operacionet tjera”, ka thënë ai.
https://www.youtube.com/watch?v=1mx_EGYKHC8&feature=youtu.be
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.