Një burrë duke shëtitur qentë e tij në një lagje të Floridës në ShBA, xhiroi video të një kafshe të pazakontë që endet lirshëm: një piton.
David Hernandez tha se gjatë shëtitjes vuri re diçka që lëvizte.
“Jam i befasuar që e vura re sepse ishte definitivisht i kamufluar”, tha Hernandez për WFLA-TV, transmeton Klan Kosova.
Hernandez regjistroi video teksa hynte për një vështrim më të afërt.
"Unë mund të shihja lehtësisht të paktën tre metra e gjysmë gjarpër dhe pjesa tjetër ishte nën hijen e shkurreve dhe plotësisht e palëvizshme", tha Hernandez. "Kur u afrova, më fërshëlleu".
Komisioni për Ruajtjen e Peshkut dhe Kafshëve të Egra në Florida konfirmoi se shikimi ishte raportuar dhe se gjarpri në pamjet e Hernandez është një python jo-vendas, një specie që zakonisht mbahet si kafshë shtëpiake.
Dan Costell, kurator i zvarranikëve në ZooTampa, tha se gjarpri jo helmues do të jetë në rrezik nga rënia e temperaturave nëse nuk kapet së shpejti.
"Ata janë një specie afrikane - e pëlqejnë motin pak më të ngrohtë, kështu që kur dimri fillon dhe nis të bëhet më ftohtë këtu, ajo kafshë do të ngordh më shpejtë nëse dikush nuk e kap", tha ai.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.