Zyrtarët e një kompanie energjetike në Teksas të ShBA-së thanë se rreth 16 mijë klientë mbetën pa energji elektrike kur një gjarpër rrëshqiti në një nënstacion dhe ra në kontakt me pajisjet.
Matt Mitchell, zëdhënës i Austin Energy, tha se ndërprerja filloi rreth orës 13:00 të martën.
"Ndërhyrja nga jeta e egër mund të rezultojë në ndërprerje të energjisë", shkroi Austin Energy në Twitter. "Sot një gjarpër u zvarrit në një nga nënstacionet tona dhe ra në kontakt me një qark të elektrizuar"
Kompania tha se energjia ishte rikthyer për të gjithë klientët e prekur deri në orën 14:00.
Mitchell shtoi se jeta e egër është shpesh fajtore për ndërprerjet, por ketrat janë autorë shumë më të shpeshtë se gjarpërinjtë.
Tani kompania është në procesin e instalimit të gardheve elektrike të tensionit të ulët rreth nënstacioneve për të mbajtur jashtë zvarranikët që rrëshqasin.
*Klikoni
KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni
KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe
KËTU për iOS.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.