Një çështje e vjeshtës së kaluar u bë kryetemë këtë pranverë.
Për subvencionimin e prindërve kosovarë për blerjen e librave në shtator të 2023-ës, u fol të enjten në Kuvend.
PDK-ja propozoi të krijohet një komision hetimor parlamentar. E kjo sipas të parës së arsimit, Arbërie Nagavci, ishte mënyra më e mirë për t'i shmangur keqpërdorimet.
Pro hetimeve janë edhe AAK-ja e LDK-ja.
Për Nagavcin, kjo ishte praktika më e mirë dhe jo si qeveritë e kaluara. Por këtë po e kundërshton Hykmete Bajrami e LDK-së që tha se prapë se prapë paratë kanë përfunduar tek shtëpitë botuese.
Ardian Kastrati i PDK-së ngjiti si revoltë disa fotografi që sipas tij e lidhin ministren me njërën shtëpi botuese.
Pas shumë polemikave, në fund ky komision u themelua me 57 vota pro e 4 kundër.
https://www.youtube.com/watch?v=Q_zkHtLlCfw
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.