Ka disa ditë që ashensori në klinikën e Onkologjisë ka dalë jashtë funksionit.
Paralajmërimi thotë se në të po kryhen punime.
Meqë nuk ka alternativë tjetër, kjo situatë ka ndikuar dukshëm të ata pacientë të cilët e kanë lëvizjen e kufizuar dhe qarkullojnë me karroca, raporton Klan Kosova.
Bartjen e tyre në përdhesë apo katin e dytë duhet ta bëjnë disa përcjellës.
Ndërkaq QKUK, 4 ditë më parë ka njoftuar se ashensori ekzistues do të zëvendësohet me një të ri dhe punimet pritet të zgjasin rreth një muaj.
Krahas kësaj, familjarët e pacientëve u detyruan të blejnë disa ilaçe esenciale për kimioterapi.
QKUK ka bërë të ditur se janë në pritje të pranimit të këtyre ilaçeve në mungesë, dhe se mungesa e këtyre citostatikëve ka të bëjë me vonesat e operatorit ekonomik në furnizim.
Kronika më poshtë sjell më shumë detaje:
●●●
KG
SHKRIMI NGA
Kasim Gerbeshi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.