Mundësia ka, si kurrë më herët.
Katër komunat veriore ka gjasa reale që nga e diela të bëhen me kryetarë shqiptarë, ndonëse në to dominon komuniteti serb.
Përjashto Mitrovicën e Veriut, sipas monitoruesve të pushtetit lokal, si të tilla këto votime nuk prodhojnë legjitimitet.
E në rast se kjo kalohet, Shemsi Jashari nga organizata joqeveritare “Demokracia Fillon Këtu”, në pikëpyetje do të jetë shtrirja e autoritetit në këto zona.
Funksionalitetin e organeve të dala nga 23 prilli e sheh me rezervë edhe Kadri Kryeziu si një nga hartuesit e Kushtetutës së Kosovës, për të cilin në këto kushte minohet demokracia.
Zgjedhjet në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok, pa një ujdi politike në mes të Prishtinës e Beogradit, sipas njohësve rezultojnë të dështuara.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS.
https://www.youtube.com/watch?v=swEHKJQR3cY
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.