Firma britanike e telefonave Tuffphones, ka krijuar një seri të re të telefonave, që u dedikohet punëtorëve të ndërtimtarisë dhe atyre që i duan aventurat në natyrë.
Kjo është seria e fundit e pajisjeve teknologjike që operojnë me Android, që janë tejet të qëndrueshme, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Këta telefona janë testuar me kamionë gjigandë dhe i janë nënshtruar testeve shumë rigoroze.
Edhe pas testimeve më rigoroze nëpër të cilat kanë kaluar këta celularë, kanë mundur të funksionojnë normalisht.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.