Por kjo gjë tanimë është vërtetuar shkencërisht.
Retinoblastoma është një lloj i rrallë kanceri agresiv që kryesisht prek fëmijët. Ai zhvillohet në formën e një tumori në retinë por mund të diagnostikohet me anë të një telefoni të mençur ( smartphone).
Fëmijët të cilët e kanë këtë lloj kanceri shfaqin një lloj shkëlqimi rreth pupilave të syrit në momentin që ata fotografohen duke përdorur dritën flash.
Ky fakt tanimë i ka shpëtuar jetën djalit dy vjecar Avery. Babi i tij kishte dalluar diçka të çuditshme pasi sa herë shkrepte një foto djalit, kishte dicka që nuk shkonte në njërin nga sytë e tij.
Pasi ai kishte lexuar një artikull të ngjashëm me diagnostifikimin e kancerit me anë të fotove, vendosi ti drejtohet një mjeku specialist i cili konfirmoi praninë e kancerit. Si pasojë e kësaj sëmundje, Avery humbi shikimin në njërin sy por fatmirësisht jo jetën.
Kur kapet në fazat fillestare Retinoblastoma mund të kurohet. Si një mjet diagnostikues, kamerat e telefonat e mençur bëjnë një punë shumë të mirë në këtë aspekt.
Kjo gjë e frymëzoi organizatën ‘Childhood Eye Cancer Trust’ të fillonte një fushatë vitin e kaluar ku promovonte këtë cilësi të smartfonit.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.