Grafiku i 10 telefonave më trendi përmban një listë të pajisjeve që kanë pasur një shikueshmëri të lartë tek GSMArena. Grafiku përfaqëson interesimin e pjesës më të madhe të vizitorëve tek uebsajti kushtuar teknologjisë, GSMArena.
Samsung Galaxy S6 nuk e ka ndërmend të lërë vendin e parë. Ky telefon inteligjent vazhdon akoma të kryesojë në listën e përjavshme të telefonave më popullorë, duke lënë pas rivalët e tij.
Vendin e dytë këtë javë e ka zënë Galaxy Grand Prime, ndërsa Asus Zenfone 2 ZE551ML është pozicionuar në vend të tretë. Apple iPhone 6 është ngjitur një pozicion më sipër këtë javë, duke u listuar në vend të katërt. Ndërsa Galaxy A5 dhe Galaxy S5 vazhdojnë të pozicionohen në vend të pestë dhe të gjashtë, respektivisht.
Telefoni inteligjent Yu Yuphoria, i cili javës së kaluar ishte në vend të dytë, këtë javë ka rënë në vend të shtatë. Listës së kësaj jave i janë bashkuar edhe Lenovo A7000, Galaxy E7 dhe Galaxy Note 4, që pozicionohen në vend të tetë, të nëntë dhe të dhjetë, respektivisht.

●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.