I prodhuar vetëm pesë vjet më parë, telefonat kinezë Xiaomi tashmë kanë arritur të hyjnë në betejë me Samsun dhe Apple duke arritur shifra marramendëse shitjesh në Kinë dhe vendet e tjera.
Xiaomi ka arritur të fitojë zemrën e klientëve të cilët tash e pese vjet po I qëndrojnë besnikë.
Tani që ky produkt i ri telefonësh po globalizohet dhe kompania po fiton klientë të rinj, ata po planifikojnë që t’i pajisin telefonat me gjurmues fituesi dhe kamera Go Pro style.
Edhe dyqanet e Xiaomi, janë mjaftë atraktive për klientët. Menaxherët e kompanisë kanë thënë se dyqanet janë të dizajnuara që klientët të ndihen mirë.
Fillimisht ne ua prezantojmë produktet, pastaj ua shesim dhe u ofrojmë atyre mundësinë që të njihen me njëri tjetrin.
Konsumatorët priten ngrohtësisht nga stafi në dyqanet e Xiaomi. Madje ata shpesh bëjnë edhe selfie së bashku.
Kjo është strategjia me të cilën kompania e re prodhuese e telefonave po tenton që të blejë treg, dhe të konkurrojë me gjigantët e prodhimit të smart phone Apple dhe Samsung.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.