Kompania NowSecure ka raportuar një dobësi në softuerin e tastierës tek seria Galaxy e Samsung.
Sipas NowSecure, mbi 600 milionë telefonët që e kanë të instaluar tastiërën SwiftKey mund të monitorohen në distancë.
Lëshimi është në përditësimin e gjuhëve që mund të mashtrohet në rrjete të pakoduara duke fituar akses mbi pajisjen.
Sapo kodi fitonakses, ai që e ka dërguar ka qasje tek të dhënat e telefonit, mesazhet dhe gjithçka tjetër.
Ky lëshim i ishte raportuar Samsungut qysh në nëntor të 2014-ës, ndërsa kompania pati raportuar se ka marrë të gjitha masat për të mbrojtur klientët.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.