Telefonat janë pjesë e përditshme e jetës tonë por në Kinë telefoni ia shpëtoi jetën një të riu.
Geng Ming ia doli të mbijetonte derisa një mur u shemb mbi të ndërsa ai tregoi se instiktivisht vendosi mbi kokë telefonin Windows Phone .
Kjo i zbuti goditjet që mori në kokë, të cilat pa telefonin mund të ishin vdekjeprurëse, transmeton Klan Kosova.
Microsoft China u sigurua të zëvëndësonte telefonin e tij të dëmtuar me një model të ri, Lumia 640 XL.
klankosova.tv
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.