Jeta e një australiani u shpëtua nga telefoni i tij celular.
43-vjeçari përfundoi vetëm më një shpim të lehtë në gjoksin e tij pas një incidenti me një person jashtë shtëpisë së tij, i cili mbante hark dhe shigjetë në dorë.
Viktima e kishte kapur telefonin për të fotografuar sulmin e mundshëm kur sulmuesi e hodhi shigjetën. Në këtë mënyrë, ky mjet elektronik u shndërrua në mburojë të viktimës, duke e mbrojtur nga sulmi i mundshëm.

Ai pësoi një prerje të vogël, por jo në suaza të rrezikshme për jetën e tij.
Policia nga ky shtet ka bërë të ditur se të dy burrat e njihnin njëri tjetrin, ndërkaq 39-vjeçari që e kreu sulmin është akuzuar për sulm dhe dëmtim të pronës, si dhe pritet të paraqitet në gjykatë gjatë muajit të ardhshëm, transmeton Klan Kosova.
Qyteti i Nimibin, ku ndodhi kjo ngjarje, e ka një reputacion si kryeqyteti australian i marihuanës.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.