Më 18 prill, zëvendësministri në dorëheqje i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, u nis për në Prokurori Speciale, por përfundoi në Departamentin e Hetimeve të policisë.
Këtu, Durmishi u intervistua si i dyshuar lidhur me kallëzimin penal për korrupsion që kompania “Sallahu Sh.p.k” e bëri ndaj tij e disa zyrtarëve tjerë, në lidhje me projektin e 32 milionë eurove për zgjerimin e rrugës Nacionale Prishtinë – Pejë, segmenti Kijevë – Dollc.
Pas deklarimeve e marrjes në pyetje, që zgjatën rreth 1 orë, Durmishi teksa foli për Kiks Kosova, e quajti procesin tendencioz të bazuar në thashetheme.
Ndiqeni më poshtë kronikën:
https://www.youtube.com/watch?v=0nrAtlL4emA
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.