31.03.2023 · përditësuar para 1175 dite1 min lexim
Tenisi spanjoll Carlos Alcaraz ka arritur të kaloi në gjysmëfinale të garës “Miami Open” që po mbahet në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Numri një i botës në sportin e tenisit triumfoi me lehtësi meçin kundër amerikanit, Taylor Fritz.
Alcaraz e fitoi sfidën për 1 orë e 19 minuta, me rezultatin final 2-0 në sete, 6-4 dhe 6-2.
Në fazën gjysmëfinale, spanjolli për kundërshtarë e ka italianin Jannik Sinner i cili është i 10-ti në ranglistën e ATP-së.
Ndërsa gjysmëfinalja tjetër e kësaj gare i vuri përballë dy rus.
Dannil Medvedev dhe Karen Khachanov do të ballafaqohen ndërmjet vete për të arritur në finalen e madhe të “Miami Open”.
●●●
SK
SHKRIMI NGA
S K
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.