Nga sot e deri më 11 shtator karvani i tenistëve do të ndalon në New York, Flushing Meadows kur zhvillohet Grand Slam-i amerikan i tenisit, turniri US Open.
Fillimi i turnirit po karakterizohet me një fokus më të shtuar tek ylli amerikan Serena Williams që do të realizojë paraqitjen e fundit në cilësinë e tenistes profesionale, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Williams gjatë këtij viti ka realizuar vetëm pesë meçe profesionale duke përfshirë atë të para 2 jave kur u mposht bindshëm nga tinejxherja britanike Emma Raducanu, kampione e vitit të kaluar të US Open.
Serena Williams e zhvillon lojën e parë sonte (01:00 pas mesnate) kundër tenistes nga Mali i Zi Danka Koviniq e cila radhitet në vendin e 80-të të ATP listës së tenisteve.
Për më shumë, Serena Williams do të paraqitet edhe në garën e çifteve së bashku me motrën e saj Venus Williams.
Përderisa tek femrat “super-yje” janë motrat Williams dhe kampionia nga viti i kaluar Emma Raducanu, tek tenistët meshkuj në fokus është Rafael Nadal i cili po kërkon të fitojë Grand Slamin e radhës në mënyrë që të krijojë një distancë nga rivali i tij, serbi Novak Gjokoviq i cili do të mungojë për shkak të ndalesës së hyrjes në SHBA si person i pavaksinuar kundër COVID-19.
Do të jetë ky Grand Slam-i i dytë këtë vit që 35 vjeçari Novak Gjokoviq do ta humbë për shkak se nuk është vaksinuar.
Kujtojmë se serbi Gjokoviq nuk ishte lejuar të merr pjesë as në Australian Open për të njëjtat arsye.
Nadal i ka 22 Grand Slam të fituara gjersa Gjokoviq i ka 21.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.