Një skenë jo e zakonshme ka ndodhur për adhuruesit e tenisit që nuk kanë rast ta shohin shpesh.
Në një ndeshje zyrtare mes Wilfried Tsonga dhe Benoît Paire, këta të dy pë një çast harruan për çka ishin thirrur.
Ata lanë raketat dhe filluan të luajnë futboll.
Dy nga tenistët më të mirë të këtij sporti po ndesheshin me njëri-tjetrin në një fushë me bar në turneun “Halle”, që zhvillohet në Gjermani.

Francezi Paire shërbeu një top dhe i fluturoi reketi, Tsonga e ktheu, ndërsa francezi e ndali me këmbë dhe të dy nisën të luanin me këmbë.
Paire gaboi në fund kur tentoi një volej, pasi nuk ia doli ta dërgonte në fushën tjetër.
Tsonga fitoi 2-0 (6-4, 7-5) me sete dhe do të përballet në turin e dytë me Roger Federer.
Zvicerani kaloi John Millman po 2-0 (7-6, 6-3).
https://twitter.com/TennisTV/status/1141001067649470465
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.