Tenisti më i mirë nga Bosnja dhe Hercegovina, Damir Dzumhur është mposhtur në raundin e parë të Australian Open nga Viktor Troicki pas pesë raundeve lojë.
Rezultati i këtij takimi ka qenë 6:4, 6:4, 2:6, 2:6 dhe 6:3. Periudha kyçe ka qenë mesi i setit të pestë, kur 24 vjeçari nga Sarajeva bëri një skandal, transmeton Klan Kosova.
Me rezultatin 3:3 dhe 15:0 me game për Troicki, Dzumhur hyri në një diskutim me gjyqtarin kryesor që mbështeti vendimin se topi i dërguar nga Troicki kishte prekur brenda vijës.
Ky është momenti kur tenisti boshnjak nis debatin me gjyqtarin:
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.