Një fotografi e publikuar në një nga llogaritë e rrjeteve sociale, saktësisht në faqen e facebook-ut, Albanian Vintage Photography, figuron dhe Handan Hoxha, tenistja e parë shqiptare.
Në disa nga rrëfimet e saj dhënë për mediat, ajo ka pohuar se ishte vetëm 15 vjeçare kur atë botë, babai i saj, një burrë i shkolluar me katër gjuhë të huaja, e regjistron Handanin në fushën e parë të tenisit në vitin 1942, transmeton Klan Kosova.
Fotografia ku shihet tenistja e parë shqiptare, Handan Hoxha, u publikua nga administratori i faqes Albanian Vintage Photography, Micky Haxhiislami.

●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.