Tenistja e talentuar serbe nga Graçanica, Marija Gjorgjeviq nuk do të luajë për reprezentacionin e Kosovës në FED Cup, garat më të rëndësishme ndërkombëtare vjetore të tenisit për femra.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar trajneri i saj, Dejan Zhiviq.
"Kam vendosur, nuk dua të luaj për Kosovë. Faleminderit për ftesën dhe ju uroj gjithë të mirat", ka bërë të ditur ai të ketë thënë Gjorgjeviq, transmeton Klan Kosova.
Zhiviq ka bërë të ditur se Federata Kosova e Tenisit i ka bërë ftesë vajzës së re të luajë për shtetin e ri, ndërsa e ka quajtur këtë gjë si fushatë të federatës në fjalë.
"Marija ishte viktimë e lojrave të ndyra politikë. Ajo dhe familja e saj kanë përjetuar ditëve të fundit një dramë të vërtetë. Pas të gjitha këtyre, ajo doli para mediave të Prishtinës dhe në mënyrë të kulturuar e publikisht u tha se nuk do të luajë për Kosovën", ka thënë ai.
Gjorgjeviq është njëra ndër tenistet më të mira në Kosovë, ndërsa edhe Serbia po tenton ta bëjë të paraqitet për këtë shtet.
Klan Kosova ka realizuar muaj më parë një kronikë me të, të cilën mund ta ndiqni më poshtë.
https://www.youtube.com/watch?v=TE8t43odrsU
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.