Tenistja ukrainase, Marta Kostyuk, refuzoi të shtrëngonte duart me kundërshtaren e saj ruse, Anastasia Potapova, pasi u mund me sete 6-1, 6-3 në ndeshjen e tyre të raundit të dytë në Miami Open.
Kostyuk po ashtu kishte refuzuar më parë të shtrëngonte dorën me Varvara Gracheva të Rusisë dhe Victoria Azarenka, nga aleati i Rusisë, Bjellorusia.
Ukrainasja tha se e bëri këtë gjest pasi vendet janë në luftë, shkruan Guardian, transmeton Klankosova.tv.
“Natyrisht që ka tension - ne nuk jemi miq. Ne jemi në luftë për momentin”, tha ajo.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS
●●●
RSHKRIMI NGA
Ramushi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.