Rusia e ka akuzuar Ukrainën se gjatë të premtes kanë granatuar centralin bërthamor në Zaporizhzhia.
Kështu të paktën tha zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, Igor Konashenkov sipas të cilit katër nga 17 predhat që u hodhën, ranë mbi çatinë e bllokut kryesor.
Ndërsa, raketat ruse të shtunën në mëngjes, u raportua se goditën qendrën e qytetit të dytë më të madh në Ukrainë, Kharkiv.
Aty mbeti e lënduar një grua.
E në qytetin e Donetskut i kontrolluar nga Rusia, shkollat dhe mësuesit po përgatiten të fillojnë vitin e ri shkollor, sipas programeve ruse.
Literatura shkollore u dërguan edhe në qytetin e Mariupolit derisa të gjitha materialet u tha se do të kompletohen deri më 1 shtator.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.