Turma të mëdha protestuesish po marshojnë nëpër kryeqytetin e Iranit dhe qytete të tjera, në atë që thuhet të jetë shfaqja më e madhe e forcës nga kundërshtarët e establishmentit klerikal në vite.
Sipas raportimeve, mbi 600 protestues janë vrarë, ndërsa në këtë zhvillim është përfshirë edhe presidenti amerikan, Donald Trump, transmeton Klankosova.tv.
Për këtë ngjarje, njohësi i Lindjes së Mesme, Avni Çakmakut tha në Klan Kosova se nuk është e rastësishme, por tendencioze.
“Çka po ndodh në Iran është faktikisht një vazhdimësi pothuajse e dy dekadave të ngjarjeve të cilat po ndodhin në Lindjen e Mesme. Realisht, është një tendencë e kamotshme që ato shtete të cilat funksionojnë brenda Lindjes së Mesme, të mos kenë kapacitete të tilla, të cilat e bëjnë një lloj shtetësie të pavarur prej të gjitha rrjedhave politike që mund të ndodhin nëpër botë. Pra nuk shihet si ndodhi e rastësishme”, tha ai në emisionin “Ora Shtatë”.
https://www.youtube.com/watch?v=Qw_HrG2L6Bg
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.