Rrugën nëpër Serbovc të Zveçanit, një patrullë e policisë e kaloi pa telashe, të premtën.
Por, kaq serbes nuk kaloi andejpari, të enjten mbrëma, një tjetër makine e forcave të rendit të Republikës së Kosovës.
Ajo u sulmua pak para mesnate, nga siç u raportua, disa persona që po lëviznin me një audi ngjyrëhiri, njofton Klan Kosova.
Policia i dha dy cilësime ngjarjës, “Vrasje e Rëndë në Tentativë” dhe “Shkaktim i Rrezikut të Përgjithshëm”.
Kjo nuk e ndali aktivizimin e policisë që pothuajse nga të gjitha stacionet policore nëpër komuna shkuan në veri të Kosovës.
Disa prej tyre edhe u vendosen në lagjen e boshnjakëve që situatën ta vëzhgojnë nga afër. Të tjerët qëndruan pranë Urës së Ibrit.
Në fakt, një pjesë e pergatitjeve të tyre para se të vendosen nëper pozicionet e caktuara u bë këtë te stacioni policor në jug.
Megjithatë, numri i shtuar i policisë shqiptarëve veriore edhe asaj jugore, nuk po u jep siguri.
Ata duan aktivizim më të madh të institucioneve shtetërore.
Një gjë të tillë, thonë se po e bën policia sipas të cilëve situata në veri është stabile por që hera herës ka incidente të natyrave të ndryshme që po i bëjnë individët e grupet kriminale për të frikësuar dhe cenuar sigurinë e qytetarëve në atë pjesë.
https://www.youtube.com/watch?v=H5c2O7Qysy0
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.