Një person është plagosur sot në fshatin Nashec të Prizrenit.
Burimet e Klankosova.tv mësojnë se viktima në këtë rast është A.Gutaj, i cili sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetën.
Kurse, i dyshuari në këtë rast është Anton Kelmendi, i cili është arrestuar nga policia.
Po ashtu është konfiskuar edhe arma e cila dyshohet se është përdorur në këtë incident.
Lidhur me këtë ngjarje të rëndë, hetimet janë duke u zhvilluar derisa rasti po cilësohet si "Vrasje e mbetur në tentativë".
Shënim: Personi/personat e përmendur në këtë artikull, prezumohen të pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata.
https://klankosova.tv/plagosja-ne-prizren-motiv-dyshohet-konflikti-per-kullotjen-e-bagetive/
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.