Është i arrestuar personi me iniciale Z.K., i dyshuar për të shtënat me armë të cilat ndodhën pak ditë më parë në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë.
Policia bën të ditur se i dyshuari është paraqitur dje në stacionin policor bashkë me avokatin e tij.
Tutje bëhet e ditur se i dyshuari ka njoftuar për vendndodhjen e një pistolete që dyshohet se është përdorur në rast dhe e cila është sekuestruar, njofton Klankosova.tv.
Me vendim të prokurorit, Z.K., pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

https://klankosova.tv/dyshohet-per-gjuajtje-me-arme-ne-prishtine/
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.