Pasditen e së enjtes ka ndodhur një vrasje në tentativë në Fushë Kosovë.
Siç raporton policia, një burrë është arrestuar pasi që i njëjti si pasojë e një mosmarrëveshjeje ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi, transmeton Klankosova.tv.
Bëhet e ditur se gjatë përleshjes fizike dy personat kanë marrë lëndime, ku i dyshuari pas tretmanit mjekësor është liruar, kurse viktima mbetet për tretman të mëtutjeshëm.
Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar, arma e zjarrit (pistoleta me gaz), një karikator, 10 fishekë me gaz dhe tri gëzhoja me gaz.
Po ashtu dhe nga çanta e të dyshuarit janë konfiskuar edhe 10 fishekë të tjerë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.