Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili në rrethana të panjohura ka plagosur me armë zjarri viktimën mashkull.
Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Në vendngjarje janë gjetur dhe konfiskuar katër gëzhoja, ndërsa në një veturë është gjetur një pistoletë me dy fishekë dhe një gëzhojë, të cilat janë konfiskuar si dëshmi.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shalë të Lipjanit.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.